Gjermani, parandalohet “plaçkitja e shekullit”, policia kap mat shqiptarin

Gjermani, parandalohet “plaçkitja e shekullit”, policia kap mat shqiptarin

167
0
Shares

Parandalohet ajo qe mediat gjermane e cilesojne “plaçkitja e shekullit”. Plani i një shqiptari dhe një shtetasi italian është ndërprerë në mes nga ndërhyrja e policisë, ditën e hënë dhe ngjarja ka ndodhur në Koblenz.
Plaçkitja ishte planifikuar të bëhej me armë automatike (kallashnikovë) ndërsa objekt i saj ishte një blind që transportonte para në landin Rheinland-Pfalz të Gjermanisë.
Protagonist i aktit të dyshuar është një shtetas shqiptar nga Italia, transmeton albinfo.ch. Ai është arrestuar të hënën me rastin e një bastisjeje të kryer në regjionin Neuwied. Bastisja ishte bërë me një flet-arrest të Europolit.
I dyshuari aktualisht po mbahet në arrest në nga burgjet e landit dhe pas kësaj e pret ekstradimi në Itali, ka njoftuar Prokuroria e Përgjithshme e Koblenzit agjencinë gjermane te lajmeve DPA.
Veç shqiptarit, i dyshuari tjetër është një shtetas italian me qëndrim në Gjermani, i cili, pas marrjes në pyetje është lëshuar në liri.
Sipas mediave italiane, plaçkitësit donin të sulmonin me pushkë automatike transportuesin e blinduar i cili transporton disa milionë euro.
Në bastisjet tjera që ka ndërmarrë policia në Gjermani dhe në Itali, janë arrestuar 15 persona.
Banda, pjesë e të cilëve besohet të jenë dy të dyshuarit, ka plaçkitur disa herë makinat që transportojnë paratë, në Itali

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY