Rama e shndërron tepsinë AKU në thertore: Të ikin të gjithë ata...

Rama e shndërron tepsinë AKU në thertore: Të ikin të gjithë ata që u emëruan nga PDIU dhe LSI

124
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot drejtorin e ri të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Agim Ismaili.
Rama hodhi akuza të ashpra ndaj paraardhësve në këtë drejtori të rëndësishme, si Isuf Shehu dhe Dritan Sejko të dy të PDIU-së.
Rama u kërkoi të gjithë drejtorëve të drejtorive dhe punonjësve të AKU që kanë shkuar në punë me parti të japin dorëheqjen. Të gjithë të tjerët, tha Rama, përfshirë dhe drejtorin e Përgjithshëm të cilin e emëroi vetë do të jenë në provë.
Duke qenë se AKU është nën varësi të Ministrisë së Bujqësisë, paralajmërimi nuk shkon vetëm për të emëruarit nga PDIU por edhe ata të LSI-së, pasi disa prej punonjësve i ka çuar ish-ministri i Edmond Panariti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY