GRAFIKU/ Kriza e Call Center, fillon të rritet numri i të rinjve...

GRAFIKU/ Kriza e Call Center, fillon të rritet numri i të rinjve shqiptarë të papunë

127
0
Shares

Të rinjtë e papunë, nga mosha 15 – 29 vjeç shënuan rritje për herë të parë pas gati dy vitesh në tremujorin e dytë të vitit 2017, duke reflektuar ngadalësimin e aktivitetit të call center.
Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, numri i të papunëve të moshës 15 – 29 vjeç në tremujorin e dytë 2017 ishte rreth 78.4 mijë (78,419), me një rritje prej gati 1% në krahasim me tremujorin e mëparshëm. Kjo është hera e parë që nga tremujori i katërt 2015, kur konstatohet rritje e numrit të të rinjve të papunë.
Tendenca e numrit të të rinjve të papunë ka qenë e kundërt me totalin, ku për popullsinë 15 vjeç e lart, të papunët në total ranë me gati 1%, duke arritur në 191.5 mijë. Ndërsa popullsia mbi 30 vjeç rezulton se e ka pasur më të lehtë të gjejë një punë, statistikat e fundit të INSTAT tregojnë se të rinjtë që mbarojnë shkollën po hasin në vështirësi që të sigurojnë vetë jetesën.
Kjo tendencë është në linjë me fillimin e rënies së kompanive call center, që deri tani kishin qenë burimi kryesor i punësimit të të rinjve, përfshirë edhe studentët, që ishin të tërhequr nga pagesat e larta dhe oraret fleksibël.
Të dhënat e mëparshme të INSTAT për prodhimin e brendshëm bruto, po për tremujorin e dytë 2017, konfirmuan se “Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime Administrative u shfaq me një rënie prej 2,31%, i ndikuar kryesisht nga rënia në aktivitetin e Call Center”. Është hera e parë që ky sektor raporton rënie, pas rritjes së vrullshme vitet e kaluara, duke reflektuar goditjen që qeveria italiane i dha sektorit në Shqipëri, ne një përpjekje për të ndaluar eksodin e punës drejt Shqipërisë. Në Itali, në datën 1 prill 2017, hyri në fuqi ligji “Për delokalizimin” e call center, i cili shtrëngoi rregullat për zhvendosjen e aktivitetit nga Italia drejt shteteve joanëtare të BE-së. I miratuar në dhjetor të vitit të kaluar, ligjit iu la një periudhë tranzitore për të hyrë në fuqi me qëllim që kompanitë të njiheshin me rregullat e reja, zbatimin e standardeve, raportimin e numrit të punonjësve, adresave të selive, mbrojtjes së të dhënave etj.
Në total, në sektor në Shqipëri ka rreth 800 kompani, me rreth 25 mijë të punësuar, sipas të dhënave zyrtare. Pas goditjes nga qeveria italiane, shumë kompani call center kanë mbijetuar pasi po diversifikojnë aktivitetin e tyre, duke u kthyer në ndërmjetës financiarë, çka do t’u japë mundësinë atyre të ndërmjetësojnë për investimin e parave të shqiptarëve në aktivitete me risk si veprimet me kurset e këmbimit apo të ashtuquajturat Binary option’ (Një opsion binar është një opsion financiar ku pagesa është ose një sasi e caktuar monetare ose asgjë).
Shumë kompani call center tashmë kanë parësor aktivitetin në Forex, ku operatorët marrin në telefon qytetarët italianë (por shumë shpejt edhe shqiptarët) dhe përpiqen t’i bindin të investojnë në platforma online tregtimi apo në aktivitetet e kursit të këmbimit. Një pjesë e kompanive të vogla të mbyllura i kanë transferuar punonjësit në sipërmarrje të tilla.
Teksa një aktivitet i tillë mbart spekulime të larta mbetet e paqartë se për sa kohë do të vijojnë të mbijetojnë call center-at e kthyera në kambiste.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY