HISTORIA/ Tradhëti dhe pas 22 vitesh divorc: Ishe infermiere, nuk ishe agronome...

HISTORIA/ Tradhëti dhe pas 22 vitesh divorc: Ishe infermiere, nuk ishe agronome që bridhje nëpër misra, të kam parë!

570
0
Shares

Megjithëse kanë kaluar pothuajse 22 vite nga koha kur janë divorcuar, si Fiqiretja edhe Kamberi vazhdojnë të akuzojnë njëri-tjetrin për tradhti që në kohën që jetonin bashkë. Rubrika “Shihemi në Gjyq” sjell sot një çiftin e divorcuar më shumë se dy dekada më parë, por një problematikë i ka sjellë ata përballë njëri – tjetriT. Juristja Eni Çobani e cilëson këtë rast si një nga ato që të lënë pa fjalë dhe tregon se ka qenë shumë e vështirë për të që të sjellë protagonistët në këtë seancë ndërmjetësimi.

“Unë quhem Fiqerete Malka, mbaj mbiemri e burrit, ish – burrit sepse mbaj mbiemrin e tre fëmijëve të mi. Jam divorcuar në ’96, por unazën e martesës nuk e kam hequr dhe i vura rreth kokës, do të ushqej fëmijët e mi, 35 vjeç, në lulen e rinisë! Nuk e kam hequr për 22 vjet sepse kam tre fëmijë, i kam në krahë, i kam në dorë! “

Fiqeretja tregon rreth njohjes, dashurisë, jetës së tyre sëbashku dhe për konfliktet, që nisën në vitin 1996. Ndërhyn Kamberi, i cili thotë se konfliktet kanë nisur në vitin 1995, pasi ajo i ka thënë që dashuronte një burrë, që quhej Zylo.

Kamberi – I kam thënë je menduar?

Fiqeretja – Pse s’e mora?

Kamberi – Ta shpjegoj unë tani. I kam thënë je menduar, po. Je menduar mirë se unë po e nisa nuk do kthehem më mbrapsht? E di i gjithë fshati. Ka rënë në kanal me të!

Fiqeretja – Mund të marrësh një dëshmitar zonja Eni. Ça dëgjoni atë ju.

Kamberi – Pastaj kam bërë divorcin.

Fiqeretja – Turp! Ato gabimet e tua mbaji për vete.

Kamberi – S’kam bërë asnjë gabim. Jam bërë pishman se bëra 15 vjet burg? Jam krenar se të çova ty me shkollë.

Fiqeretja – Jo, nuk është aspak e vërtetë se unë kam 3 fëmijë dhe mund t’ju jap numrin e telefonit e kujt të doni për këtë që më akuzon ky mua. Këtë akuzë unë e kam denoncuar në prokurori, verifikojeni dhe çështja është akoma në prokurori.

Kamberi – Të la rrugës, të gënjeu, të la!

Arditi – E ke parë me sytë e tu?

Kamberi – Ishte infermiere, nuk ishte agronome që bridhte nëpër misra! E kam parë!

Fiqeretja – Infermiere, punoj në çdo familje …

Kamberi – Nëpër misra e nëpër kanale?! Mos e dëgjoni se janë gënjeshtra!

Fiqeretja – Nëse unë kam dashur tjetër njeri, siç thotë ky, e kam thyer këmbën, Zoti m’i theftë të dyja këmbët para gjithë shqiptarëve.  Nuk ka me çfarë të justifikohet se është i mbytur.

Fiqeretja rrëfen se punonte 24 orë në maternitetin e fshatit dhe se gjithë familjarët i ka rreth e qark punës. Ajo tregon se kur ishin në konflikt e sipër, Kamberi dashuron dikë tjetër dhe e sillte në shtëpi, fakt të cilin mund ta aprovojë dhe e bija e tyre. Kamberi është martuar në Patos të Fierit dhe nga kjo martesë ka ardhur në jetë një vajzë, e cila tani është 18 vjeç.

“E përshëndes! Ajo vajzë është viktimë e një babai të lig dhe do jetë motra e tre fëmijëve të mi!”, shprehet ajo. Por Kamberi thotë se nuk është e vërtetë, pasi ajo vepron ndryshe nga ato që thotë. Fiqeretja thotë se e ka gjetur bashkëshortin dorë për dore me këtë femër, një ditë pasi ata ndanin të njëjtin krevat. Ndërsa ai e kundërshton, duke thënë se kjo ka ndodhur 2 vite e gjysmë pasi ishin divorcuar.

Sipas Kamberit, ata u divorcuan në vitin 1996 sepse Fiqeretja dashuronte një person tjetër dhe vendosën që fëmijët do t’i mbante ai. Më pas ish – bashkëshortja e tij u rikthye dhe kërkonte shtëpinë e tyre. Kamberi më 16 Shtator 2010 u burgos për posedim lëndësh narkotike në Greqi dhe u lirua më 17 Nëntor 2015. Atëhrë disktutuan edhe me fëmijët dhe vendosën që të “hapnin një faqe të re”, duke i dhënë familjes së tyre një tjetër mundësi për të funksionuar. Por pas pak kohësh Fiqeretja e ka nxjerrë nga shtëpia, me pretendimin se nuk e meriton të jetojë aty sepse nuk është burri i saj.

Në Nëntor të vitit 2016 Fiqeretja ka kërkuar një urdhër mbrojtje që Kamberi të mos i afrohet banesës, pasi ky i fundit pretendon se është e tij.

Kamberi i kundërpërgjigjet: “Nuk është e vërtetë! Gënjen! Më ke kërkuar 250 milionë dhe të kam thënë që i kam bërë rrush e kumbulla me atë që kam bërë, me heroinë dhe kokainë!”

Fiqeretja shpjegon se shtëpinë e kanë blerë bashkë, por ajo e ka rindërtuar në vitin 2005, kur kanë qenë të divorcuar.

“Mollë sherri është bërë ajo banesë. Unë kam 22 vjet që jetoj me fëmijët e mi në atë banesë. Zotëria ka shtëpinë e tij në qytetin e Patosit. Pasaportizimin në qytetin e Patosit. Gruan në qytetin e Patosit, bashkë me një fëmijë 18 vjeç.”

Por bashkëshortja e dytë u divorcua me mendimin se Kamberi nuk do të dilte më nga burgu. Ai tanimë vetëm, kërkon një banesë ku të jetojë.

Zyra e ALUIZM-it Fier, më datë 07.06.2016, ka marrë një aplikim nga Fiqeretja, si kryefamiljare. Por ende nuk ka një procedurë nga kjo zyrë që në këtë truall është rindërtuar, edhe pse sipas juristes Eni ky faktor nuk ndikon në kalimin e pronësisë në emër të Fiqeretes.

Sipas Kodit Civil, nëse vlera e banesës e kalon vlerën e truallit ajo kalon automatikisht si pronare e vetme. Por Kamberi pretendon se banesa është e njëjta, vetëm janë ndërruar disa pjesë të saj.

Mirëpo për këtë banesë nuk ka asnjë dokument sepse është marrë me mirëbesim. Trualli sot vazhdon të jetë në emrin e personit që ia kanë blerë, Mito Dores, i cili ka ndërruar jetë.

Ndaj Kamberi nuk ka prova që është në bashkëpronësi me ish – bashkëshorten e tij, përveç fjalës së saj që e pohon këtë fakt.

“Zotëria është ndarë me mua dhe gjykata i ka vendosur pension fëmijëve. Zotëria nuk i ka dhënë asnjë kontribut fëmijëve. Ka bërë rrugë droge, i ka lënë asaj zonjës së nderuar nja 200 milionë lekë, e futi dhe brenda ajo edhe e la pastaj, u martua me burrin tjetër. Ajo e dyta u martua, unë 35 vjeç nuk jam martuar!”

Fiqeretja shpjegon se e ka kërkuar urdhrin e mbrojtjes sepse Kamberi e ka ofenduar. Por ai e kundërshton, duke thënë se e ka flakur jashtë shtëpisë pa asnjë arsye. Kamberi kërkon ekpertizë për shtëpinë e rindërtuar.

Publiku ka votuar dhe ka zgjedhur që në këtë seancë ndërmjetësimi të mbështesë Kamberin.

Juristja Çobani kërkon që zyra e ALUIZM-it Fier të përshpejtojë procedurat, pasi aplikimi është bërë që në vitin 2005. Duke qenë se urdhri i mbrojtjes ndaj Kamberit po përfundon, Fiqeretja frikësohet nga dhuna psikologjike ose fizike që ai do t’i ushtrojë.

Nëse Kamberi ndryshon dhe e pranon Fiqereten siç është dhe të mos dëgjojë fjalët e familjarëve të tij, kjo e fundit mundet që ta pranojë. Por Kamberi nuk e beson këtë fakt, pasi ajo ka vetëm fjalë, nuk ka vepra. Pas shumë këmbënguljesh nga juristja Eni Çobani dhe publiku, Kamberi me Fiqereten nuk ia dhanë dorën njëri – tjetrit, duke ia lënë në dorë kështu vendimit të gjykatës se çfarë do të ndodhë më banesën e tyre. /tvklan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY