Luana Vjollca një bombë nukleare?! Komenti i partnerit të saj është i...

Luana Vjollca një bombë nukleare?! Komenti i partnerit të saj është i paparë

365
0
Shares

Luana Vjollca dhe partneri saj Krenar Cocaj janë duke kaluar momente të paharruara së bashku. Këtë e vërteton dhe komenti i tij në foton e fundit të publikuar nga Luana. Moderatorja e njohur shqiptare është ende me pushime në Xhamajka dhe ka postuar foto të hatashme të saj. Komentet e fansave që shprehin adhurimin për të nuk kanë munguar asnjëherë, por tashmë i është shtuar dhe adhuruesi i saj më i madh.

“Byreku i ëmbël me mollë”,- shkruan Luana krah fotos së fundit  por me sa duket partneri i saj nuk bie dakord me këtë përshkrim.

“Bombë nukleare do i shkonte më shumë përshkrimit të kësaj fotoje. Foto ime e preferuar”, komenton Krenari duke shtuar një tjetër përshkrim që i përshtatet më së miri moderatores sexy. Çifti i tyre janë duke kaluar momente pushimesh së bashku me të sapomartuarit Marina  dhe Getoar Selimi. Ndërkohë pritet që menjëherë pas kthimit nga pushimet Luana të drejtojë një emision në Top Channel çdo të shtunë, por ende ajo ka lënë në enigmë se për çfarë formati bëhet fjalë, transmeton Express. Ky emision pritet t’i shpallë’ ‘rivalitet’ në audiencë emisionit të Ermal Mamaqit, pasi do të jenë në të nëjtin orar dhe në të njëjtën ditë. Të presim kush do të rrëmbejë vëmendjen e publikut.

Image

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY