Si ta përdorim rrëshirën e pishës për kurimin e problemeve shëndetësore

Si ta përdorim rrëshirën e pishës për kurimin e problemeve shëndetësore

1740
0
Shares

Mjekësia popullore shqiptare është një thesar në traditën e vlerave kurative për shëndetin. Një nga përdorimet më unike shqiptare në botën e mjekësisë popullore është padyshim rrëshira e pishës. Në Shqipëri përdorimi i saj ka gëzuar një përdorim të gjerë në kurimin e shumë problemeve shëndetësore për dekada me radhë.
Kjo substancë është përdorur prej mijëra vitesh në mjekësinë tradicionale të shumë qytetërimeve. Rrëshirën mund ta keni hasur nëse keni prekur ndonjë pemë të çarë ose më saktë tek pisha dhe halorë të tjerë. Sipas ekspertëve të AgroWeb.org,  rrëshira konsiderohet si një nga përbërësit më energjikë dhe efikasë kundër plakjes në historinë e njeriut.
Rrëshira përmban 85 minerale, vitamina, acid fulvik dhe fitoushqyes të tjerë të rëndësishëm. Ndërton dhe forcon indet e shëndetshme. Me kalimin e moshës, qelizat rigjenerohen në ritme të ngadalta. Përdorimi i rregullt i rrëshirës përshpejton katërfish rigjenerimin e qelizave tek kockat apo muskujt e lënduar.
Kjo është shumë e rëndësishme nëse jeni sportist ose jeni të prekur nga një sëmundje kronike që pengon aftësinë e të shëruarit. Rrëshira dyfishon ritmet e përthithjes së ushqyesve nga organet e rëndësishme. Sjell Energji dhe Përmirëson Aktivitetin Fizik.
Falë larmisë së ushqyesve tek rrëshira, trupi prodhon më shumë energji dhe rrit qëndrueshmërinë. Ajo përmirëson aktivitetin fizik tek njeriu por edhe kujtesën dhe përqendrimin, falë molekulave që parandalojnë shpërbërjen e lëndëve kimike në tru të cilat shkatërrojnë kujtesën. Rrëshira ka edhe acid fulvik që parandalon veprimtarinë e shkaktarëve të sëmundjes së Alzheimerit.

Kontrolli i peshës
Rrëshira ka një rol stabilizues kundër sheqerit në gjak dhe ndihmon sistemin tretës, që është edhe baza e një kontrolli të shëndetshëm të peshës.

Përmirëson fuqinë mbrojtëse të trupit
Duke qenë se rrëshira përmirëson reagimet e trupit nga stresit, ajo rrit aftësinë e sistemit imunitar për të reaguar ndaj inflamacionit.

Këto janë faktorë kritikë në shfaqjen e disa problemeve shëndetsore përfshirë artritin.

Shëndeti i kockave, gjakut dhe zemrës
Aftësitë e rrëshirës për rigjenerimin e qelizave dhe ato antioksiduese e mbrojnë zemrën nga sëmundjet kardiovaskulare, riparojnë dëmet e shkaktuara tek ky organ dhe nxisin prodhimin e palcës së kockave.

Vlera të tjera të rrëshirës përfshijnë:
– përmirësimin e kthjelltësisë mendore, kujtesës dhe përqendrimit

– promovimin e qëndrueshmërisë emocionale dhe ndjenjave të mirëqenies

– ngadalësimin e proçesit të plakjes

Si të përgatisim vajin e rrëshirës së pishës
Përbërësit

Dy lugë të mëdha rrëshire (mund të përdorni edhe rrëshirë pudër ose të shtypur fort)

Gjysmë filxhani çaji me vaj ulliri

1 lugë dyllë blete

Përgatitja:
Hidhni rrëshirën bashkë me vajin në një enë dhe vendoseni në zjarr. Mbajini në zjarr derisa rrëshira të shkrijë plotësisht. Kulloni masën përmes një filtri për të larguar pjesët e ngurta. Vendoseni masën prapë në zjarr pasi të keni shtuar dyllin e bletës. Mbajeni në zjarr derisa masa të shkrijë e njëtrajtshme. Vendoseni masën në një vazo prej qelqi dhe mbajeni në një vend të fresktët dhe të errët.

Përdorimi:
Dy ose tre pika të vajit të rrëshirës së pishës hidhini në një gotë ujë apo çaji dhe konsumojini një herë gjatë ditës, e preferueshme në mëngjes. Në rast të plagëve, lyeni sipërfaqen e trupit të dëmtuar me disa pika vaj rrëshire ose direkt me rrëshirë nëse ajo është e lëngshme. /AgroWeb.org

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY