INSTAT/ Mosha mesatare, ja ku jetohet më gjatë dhe më pak në...

INSTAT/ Mosha mesatare, ja ku jetohet më gjatë dhe më pak në Shqipëri

2620
0
Shares

Instituti i Statistikave ka sjellë një skamin të të dhënave demografike në vend, që nga viti 2012 e deri në vitin 2016.
Kështu, mosha mesatare e vdekjeve për vitin 2016 është 73.7 vjeç. Qarku i Kukësit ka një shmangie të dukshme, duke u klasifikuar kështu në qarkun me moshën mesatare më të ulët të vdekjeve, 70.7 vjeç.
E kundërta ndodh me Qarkun e Gjirokastrës, që gjithashtu ka shmangie në drejtim të kundërt, me një moshë mesatare vdekjeje 76.7 vjeç.
Qarqet e tjera të vendit janë ndarë në numër të barbarët, 5 me 5 mes vlerës mesatare kombëtare, por luhatja është mjaft e vogël. E njëjta gjë mund të thuhet për Tiranën dhe Durrësin, dy qarqet ku është përqendruar pjesa më madhe e popullsisë.
Në vitin 2016, në totalin e popullsisë mesatare të Shqipërisë, të rinjtë 0 – 14 vjeç zënë rreth 18% të totalit, ndërsa popullsia në moshë pune 15 – 64 vjeç zë rreth dy të tretat, 69%, duke lënë kështu vetëm 13% të popullsisë mbi moshën 65 vjeç.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY