Krujë, me kapuç në kokë kërcënon dhe rrëmben 2 milionë lekë në...

Krujë, me kapuç në kokë kërcënon dhe rrëmben 2 milionë lekë në një agjenci transferimi parash

94
0
Shares

Dje në orën 18:05 ,në  Fushë- Krujë, është vjedhur agjencia e transferimit të parave në pronësi të shtetasit N. A., 42 vjeç, banues në Krujë dhe shitëse shtetësia J. K., 23 vjeçe, banuese në Fushë-Krujë.
Autori ka vendosur kapuçin e xhupit në kokë dhe nën kërcënimin e një arme, tip pistoletë, ka marrë rreth 200 000 lekë(të reja).
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë këqyrur vendin e ngjarjes dhe marrë provat materiale, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vjedhja me dhunë” parashikuar në nenin 139 të  Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY