Akuza e fortë e ish-ministrit të Brendshëm nga Uashingtoni: Krimi po terrorizon...

Akuza e fortë e ish-ministrit të Brendshëm nga Uashingtoni: Krimi po terrorizon Shqipërinë si dikur Sigurimi i Shtetit

532
0
Shares

Ish-ministri i Brendshëm teknik Dritan Demiraj ka vijuar sërish me akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës, në vend.
Nga Uashington DC ai shkruan në “Facebook” se Shqipëria është kapur sërish nga komunizmi, pasi ish-zyrtarë të diktaturës janë rikthyer me bekimin e Ramës.
Sipas tij, vetë Edi Rama mbajnë në xhaketë yjet e Fidel Castros, ndërsa ambasadorët heshtin.
“Krimi po terrorizon qytetet si dikur sigurimi i shtetit dhe ‘agjitacion propaganda’”, shkruan midis të tjerave Demiraj.

Postimi i plotë i Dritan Demirajt në “Facebook”

Te nderuar miq!
Në një takim për nder të Muajit të Trashgimisë Latine, Presidenti Trump i përcolli komunitetit Kubanez vendosmërinë e SHBA-se për të luftuar komunizmin dhe mbështetur lirinë dhe Demokracinë në Kubë.
Shqipëria është e kapur sërish nga Komunizmi. Ish-Zyrtare te larte te diktaturës komuniste janë rikthyer me bekimin e Edi Ramës dhe drejtojnë shtetin.
Edi Rama “mban” yjet e Fidel Castros në xhaketë dhe u rikujton shqiptareve bunkeret dhe simbolet traumatizuese te rregjimit.
Shqiptarët po ikin masivisht si në kohën e ambasadave dhe anijeve famëkeqe te vitit 1990. Krimi po terrorizon qytetet si dikur sigurimi i shtetit dhe “agjitacion propaganda”.
Dhjetera mijera shqiptare u burgosen ne burgjet komuniste vetem pse donin lirine dhe ishin properendimore, nderkohe ambasadoret e shteteve perendimore heshtin.
DD. Washington DC.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY