Ditën e sotme Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për të arrestuarin e 5-të të grabitjes së 3.2 milionë dollarëve më 9 shkurt. Admir Çerpja, i cili mban dhe dy emra të tjerë (Jetimir dhe Xhuljano), ka pranuar që të bashkëpunojë me Prokurorinë e Krimeve të Rëndë, duke rrëfyer emra të personave të tjerë të lidhur me këto grabitje.
Gjatë seancës së sotme Admir Çerpja nuk ka pranuar avokatin që i kishte gjetur familja për ta mbrojtur, por një mbrojtës ligjor të caktuar nga shteti.
I cilësuar si ‘krahu i djathtë’ i ‘trurit’ të bandës së grabitësve të bankave, Admir Çerpja ka marr statusin e dëshmitarit të penduar.
Mësohet se Jetmir Çerpja, i cili u arrestua në një fshat të Dibrës pak ditë më parë, ka pasur një rol shumë aktiv në të dyja grabitjet e ndodhura më 3 dhjetor 2015 dhe 9 shkurt 2017.
Ai mësohet të jetë personi që ka ndarë rolet e të gjithë pjesëtarëve të grupit, se kush
do të informonte, kush do të vëzhgonte dhe kush do të realizonte sulmin me armë për të marrë paratë.
Gjatë gjithë kohës së përgatitjes së grabitjes, ai organizonte me detaje rrethanat kur do të realizohej ngjarja, orarin e përshtatshëm, si dhe ndante detyrat për personat që do mbanin nën vëzhgim patrullat më të afërta të Policisë, duke kronometruar të gjitha lëvizjet.
Admir ose Jetmir Çerpja ka jetuar për disa vite në Greqi ku dyshohet se është njohur me Ilir Kupën, shqiptarin e famshëm të arratisur nga burgjet helene. Dibrani ka jetuar për shumë vite në Kamëz ku është njohur me tropojanin Admir Murataj.
Çerpja ka pasur njohje me ish-komandon Neim Avdulaj, me cilin ka rënë në kontakt me anë të një kushëririt te tij që punonte në ushtri, bashkë me riun nga Vlora. Më herët si pjesë e bandës së grabitjes së bankave janë arrestuar edhe Fatjon Xhyliu, ish-komandoja Ditjon Memlika, Neim Avdyli dhe Ernest Kupa.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/