Ngjarja e fundit e ndodhur në Kuçovë i tronditi të gjithë, teksa një 14 vjeçar me gjakftohtësinë më të madhe, masakroi qenin e tij me sëpatë. Dhuna e ushtruar ndaj kafshës së pafajshme, shfaqi shqetësim edhe për mënyrën si po rriten të rinjtë shqiptarë. Ndaj organizata e mbrojtjes së kafshëve, ka nisur sot në Tiranë nënshkruimin e një peticioni që synon propozimin e ligjit për mbrojtjen e kafshve nga dhuna dhe braktisja. Qytetarët që nënshkruan peticionin apeluan më shumë kujdes për kafshët. Qentë janë konsideruar si miqtë më të mirë për njerezit, por shpesh këta të fundit kthehen ne dhunues se tyre. I tillë ishte dhe nje 14 vjecari nga Kuçova. Nisur nga ky rast në Tiranë nisi nënshkrimi i një peticioni që synon hartimin e ligjit për mbrojtjen e kafsheve nga dhuna dhe braktisja. Sensibilizimi i qytetareve ishte i larte, ata apeluan për më shumë kujdes ndaj kafshëve.
Projektligji i propozuar parashikon dënim me burg për dhunuesit si dhe gjobe ndaj atyre që i braktisin kafshët. Ky është hapi i parë për mbledhjen e 20 000 firmave të nevojshme për të propozuar ligjin. Nënshkrimi i peticionit do të vazhdojë edhe në rrethe.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/