Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kanë goditur një tjetër rast në fshatin Aramerras, Fushë-Krujë. Për pasojë është arrestuar në flagrancë Gëzim Plepi 51 vjeç, banues në Arrameras, Fushë-Krujë. Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e djalit të tij, E. P., 26 vjeç, banues në Arrameras, Fushë-Krujë.
Sipas të njëjtave burime, mësohet se më datë 20. 02. 2017, në fshatin Larushk, Krujë gjatë natës dyshohet se E. P., ka vjedhur banesën e Xh. S.
Në vijim të hetimeve gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasve të mësipërm, në tavan, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 22 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit cannabis sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/