Bandat e Elbasanit, Berisha ka një mesazh për mediat: Mos bini pre

Bandat e Elbasanit, Berisha ka një mesazh për mediat: Mos bini pre

559
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka rrëzuar versioni e ngjarjes qe beri bujë ne media. Fakti qe Enea Bekfashi ishte autori i sulmit në Elbasan. Berisha ka ftuar të gjitha mediat që të jenë më të mos bien pre e mashtrimit, pasi Bekteshi është zgjedhur për të qenë kokë turku, pasi autori i vërtetë i asaj ngjarjeje është vetë Suel Çela.

Ja postimi i Berishës:

Mediat në kurthin e narko-policisë!

Të dashur miq, prej dy ditësh mediat e shkruara dhe elektronike janë në një garë sesi të transmetojnë sa më shpejtë e sa më parë trillimet e policisë lidhur me anëtarin e bandës të Suel Çelës, Enea Bektashi, i cili sipas variantit qenka shoferi i automjetit që goditi zëvendësdrejtorin e policisë së Elbasanit. E vërteta është se, banditi Bektashi është zgjedhur si kokë turku për kapobandën Çela. Policia, duke mos guxuar të akuzojë Suel Çelën, i cili do të dëshmonte gjithçka për lidhjet e perandorisë së krimit të Elbasanit me pushtetarë qeveritarët, ndërmori aksionin kundër Bektashit, arrestimin e tij me mirëkuptim, pasi zhduku dhe prishi provat e gjetura në makinë, që faktonin në mënyrë të pakundërshtueshme se aty në timon ishte vet Suel Çela dhe se Bektashi është thjesht një ushtar i tij. Iu bëj thirrje mediave të mos humbasin asnjëherë sensin skeptik ndaj njoftimeve të narko-policisë dhe të narko-shtetit të Noriegës! sb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY