EMRI & FOTO/ Belgjikë, lirohet nga burgu një nga vëllezërit shqiptarë që...

EMRI & FOTO/ Belgjikë, lirohet nga burgu një nga vëllezërit shqiptarë që drejtonin bandën e “Escobarit të Ballkanit”

86
0
Shares

Dy vëllezërit nga Saranda, Dhimitër dhe Xhevahir Poti, janë arrestuar pak kohë më parë në Belgjikë si pjesë drejtuese e organizatës ndërkombëtare të drogës të “Escobarit të Ballkanit”, goditur në Greqi.
Dy vëllezërit Poti, janë në hetim dhe nga policia e prokuroria shqiptare prej vitit 2015 ku në muajin nëntor, drejtësia greke kërkoi informacion për firmën CHIM PORD në pronësi të Dhimitër Potit.
Mediat belge kanë publikuar sot detaje të reja në lidhje me këta persona.
Sipas tyre, gjykata ka liruar të premten njërin prej vëllezërve me kusht. Ai është Xhevahir Poti, shkruan “Panorama”.
Ndërsa vëllanë e tij, Dhimitër Poti, gjykata e ka lënë në burg.
Por prokuroria belge e ka apeluar menjëherë vendimin e gjykatës, ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë, Denis Goeman.
Sipas mediave belge, prokurori shqiptar Adriatik Llalla, në takimin qe ka pasur se fundmi me Prokurorin Federal Van Leeuw, kane diskutuar gjate mbi arrestimin e Klement Balilit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY