Malajzi, arrestohet pedagogu shqiptar, lidhjet e tij me grupin ISIS

Malajzi, arrestohet pedagogu shqiptar, lidhjet e tij me grupin ISIS

165
0
Shares

Një shqiptar 35-vjeçar për të cilin mediat e huaja shkruajnë se është pedagog në një universitet publik në Shqipëri, është arrestuar në Malajzi pasi akuzohet se ka lidhje me grupin terrorist ISIS në Siri dhe në Irak. Ai u vë në pranga në kuadër të një aksioni të gjerë të ndërmarrë në Malajzi, ku ranë në pranga 8 persona gjithsej. Emri i tij nuk bëhet i ditur. Tetë militantë të dyshuar, pesë nga të cilët që kanë lidhje me grupin Abu Sayyaf (ASG), baza e të cilit është në jugperëndim të Filipineve, u ndaluan pas një aksioni të madh në tre shtete”, – tha një inspektor i policisë vendase në Malajzi, në Azinë Juglindore. Inspektor i Përgjithshëm i Policisë tha se të dyshuarit u kapën në tre rajone Sabah, Selangor dhe Perak midis 27 shtatorit dhe deri në 6 tetor, gjatë aksioneve që policia vendase kishte ndërmarrë. Në serinë e parë të arrestimeve, në Sandakan dhe Sabah, më 27 shtator u arrestuan dy persona malajzian, dy filipinas dhe një tjetër filipinas me status rezidenti të përhershëm malajzian.

“Ne besojmë se ata po bënin udhëtime për militantët e ASG në Malajzi”,- tha oficeri.

Inspektori i policisë tha se një 35-vjeçar shqiptar, i cili është lektor në një universitet publik në Shqipëri, është arrestuar gjithashtu në Selangor më 1 tetor.

“Inteligjenca tregoi se ai ka lidhje me militantët e Shtetit Islamik (IS) jashtë shtetit,”- tha ai, duke iu referuar grupit Islamik në Irak dhe Siri (ISIS).

Po ashtu një 53-vjeçar dyshohet se rekrutonte të burgosurit në burgun Tapah dhe planifikonte të niste sulme në vendet e shenjta të myslimanëve, të krishterëve dhe hinduve. “Qëllimi i tij ishte të nxiste konflikte racore dhe fetare në shtete”- tha inspektori. Autoritetet vendase kanë qenë në alarm që pas sulmit në kryeqytetin Kuala Lampur, qershorin e këtij viti, ku tetë persona u plagosën nga militantët e ISIS.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY