DETAJE/ Tritolet ndaj makinës dhe dyqanit tw Bruneta Aliajt, para seancave gjyqësore...

DETAJE/ Tritolet ndaj makinës dhe dyqanit tw Bruneta Aliajt, para seancave gjyqësore të djalit në Angli

102
0
Shares

Të tjera detaje zbulohen rreth kërcënimit me tritol që iu bë dy ditë më parë 55-vjeçares Bruneta Aliaj në kryeqytet. Policia ka mësuar se paraditen e së premtes në Divizionin Penal në Gjykatën e Apelit në Londër është paraqitur djali i Brunetës, M. Meço.
I riu 27-vjeçar ka apeluar vendimin e Shkallës së Parë, e cila e ka dënuar me 20 muaj burg për pastrim parash pasi në nëntor të vitit të kaluar u kap së bashku me tre shtetas të tjerë me rreth 800 mijë paund në një operacion ku mori pjesë dhe FBI.
Sipas hetuesve, të dy rastet e eksplozivit kanë qenë para se 27-vjeçari të dilte para gjykatës.
Në rastin e parë, makina e nënës së tij shpërtheu nga sulmi me tritol 40 ditë para se ai të dilte në Gjykatë, ku u dënua me 20 ditë burgim.
Rasti i fundit është kërcënimi me një sasi tritoli që u vendos në shkallën e dyqanit të Brunetës, dy ditë para se djali të dilte në Gjykatë.
Për hetuesit vijon të mbetet enigmë se çfarë mesazhi duan t’i përcjellin autorët M. Meços me kërcënimet ndaj nënës së tij. Kjo gjë bëhet më e vështirë edhe për faktin që Bruneta Aliaj nuk është treguar bashkëpunuese në këtë pistë hetimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY