Njëzet e shtatë anëtarët e përzgjedhur në organet e Vetting-ut që do të identifikojnë dhe largojnë nga sistemi aktual i drejtësisë shqiptare gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, kanë jo vetëm privilegje por edhe detyrime.
Njerëzit e Vetting-ut do të jenë jo vetëm nën mbrojtjen e Gardës së Republikës, por edhe nën mbikëqyrje për komunikimet e tyre telefonike dhe ato elektronike, përfshirë rrjetet sociale.
Po ashtu të ardhurat financiare të njerëzve të Vetting-ut do të kontrollohen në mënyrë periodike nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave.
Njëzet e shtatë “kryegjyqtarët” e Vettingut rrezikojnë të humbasin vendin e punës nëse nuk i përmbahen detyrimit të konfidencialitetit dhe të mospërhapjes së informacionit, që do të rezultojnë nga hetimi ose gjykimi i dosjeve të rreth 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve aktualë.
Shkarkimi i njerëzve të Vetting-ut nga detyra mund të vijë edhe në rast se shoqërohen me persona që janë nën ndjekje penale apo me të dënuar penalisht si dhe kur hynë në marrëdhënie biznesi me ta.
Edhe përfitimi në mënyrë të padrejtë i dhuratave që do ju jepen për shkak të funksionit, do të sjellë largimin nga funksioni të njerëzve të Vetting-ut.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/