Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nxjerrë udhëzimin për strukturat demokrate, mbi bazën e të cilit do të nisë procesi 8 javor i konsultimit me anëtarësinë për rrugët e modernizimit, ndryshimit dhe ristrukturimit të PD si dhe aksionit të saj politik.
Referuar udhëzimit theksohet që në krye se “manipulimi i zgjedhjeve të 25 qershorit, përmes blerjes së votës, ndikimit të saj me anë të krimit dhe presionit shtetëror, ka thelluar krizën dhe se e vetmja shpresë për të dalë nga udhëkryqi ku gjendet vendi, është Partia Demokratike, vlerat e morali që ajo mbart”.
Udhëzimi është i plotë përfshin çdo element të një konsulte me bazën e anëtarësisë, por theksi është tek disa momente kyçe.
Konkretisht nëpërmjet tij, Basha udhëzon të gjitha degët lokale për faktin se “Partia Demokratike po përgatitet të ndërmarrë një aksion të gjithanshëm politik e legjislativ për ndryshimin e sistemit zgjedhor, për ,ë forcuar funksionimin demokratik të politikës dhe për të ulur mundësitë për ndikimin e padrejtë të zgjedhjeve përmes shitblerjes së votës, kërcënimit dhe dhunimit të vullnetit të votuesit”, citon dokumenti.
“Kjo reformë do jetë një kontribut i jashtëzakonshëm, por ajo nuk do të mjaftojë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, nëse ne nuk angazhohemi në aktivitete konkrete në mbrojtje të votës së lirë. Ne do të hartojmë dhe vëmë në zbatim një strategji të brendshme kundër shitblerjes, vjedhjes dhe ndikimit të votës, e cila duhet të përmbajë një plan konkret veprimesh për të parandaluar dhe shmangur tjetërsimin e votës”, citohet nga udhëzimi i Bashës shpërndarë degëve lokale të PD. BW
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/