Personi në foto është Dash Kupa, 41-vjeç banues në Krujë. Ai dyshohet si autor i disa vjedhjeve me armë të ndodhura në qytetin e Tiranës.
Kupa u arrestua në kufi dhe dyshohet si personi që përplasi blindin me paratë e bankës ne Qafe Kashar.
Njoftimi i policisë
Më datë 21.02.2017, në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit në kërkim:
– Dash Kupa, 41 vjeç, banues në Tiranë Ky shtetas dyshohet se është përfshirë në grabitjet me armë të vlerave monetare në rrugën e Rinasit.
Shtetasi Dash Kupa është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit vazhdon operacionin për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të tjerë të shpallur në kërkim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/