Rama i hakërrohet LSI-së: Do mbani përgjegjësi për llumin në Burgje e...

Rama i hakërrohet LSI-së: Do mbani përgjegjësi për llumin në Burgje e Hipoteka

147
0
Shares

Kryeministri Edi Rama nga Asambleja Kombëtare e PS-së ka shpërthyer në akuza të forta ndaj ish-drejtuesve të LSI gjatë kohës që qeverisën së bashku.
Rama ka numëruar sipas tij llumin e madh në burgje dhe hipoteka, në të cilat do të bëhet qilizëm, ndërkohë që përgjegjësit për llumin do të dalin para ligjit.
“Kemi pasur llum kriminal dhe shtetëror në burgje dhe hipoteka. Në katër vitet e shkuara llumi ka arritur në nivele të papërfytyrueshëm, do bëjmë qilizmë dhe do i bëjmë thirrje gjithë forcave të afta të ndërgjegjshme, nga ushtarakët në lirim që të bëhen pjesë e procesit e nuk do ketë emërim partie në burgje, asnjë veteriner, masazhator e këngëtar që prezantohet si polic burgu, j i keni tundur zgjedhësve listat e bëra nga partia që kishte burgjet, mbushur lista me këngëtarë, masazhatorë, me lloj lloj njerëzish, kemi gjetur këngëtar dhe në Agjencinë e Burimeve Natyrore, sigurisht këngëtarë të dështuar dhe hipotekat janë një tjetër llum i madh”, tha ai.
“Kanë pajisur me armë gjithë ata njerëz që mund të kthehen ne vrasës, pasi që nuk janë në gjendje që ta drejtojnë mjetin në mënyrën e duhur. Kjo do të marrë fund”, vijoi më tej kryeministri.
Nga ana tjetër Rama ka folur lidhur me reformën e Arsimit të Lartë.
“Sot është një nga ditët e fundit që do të fillojë universiteti. Keni dëgjuar ndonjë prind apo ndonjë student që të ankohet? Tani është qetësi e plotë. Kjo tregon se sa e rëndësishme ishte reforma që morëm në arsimin e lartë”, u shpreh ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY