Gramoz Ruçi, Sekretari i Përgjithshëm i PS ka dhënë sot dorëheqjen nga kjo detyrë partiake.
Dorëheqjen ai e ka deklaruar në mbledhjen e sotme të Asamblesë Kombëtare të PS-së.
“Arsyet e dorëheqjes lidhen me detyrën time të re, si kryetar Kuvendi. Falënderoj kryetarin e PS për besimin dhe grupin parlamentar që konkretizoi propozimin e Asamblesë për zgjedhjen time si kryetar Kuvendi.
Detyra e Sekretarit të Përgjithshëm kërkon kohë të plotë, dhe është në kundërshtim me Statutin e PS, ndaj jap dorëheqjen”, deklaroi Ruçi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...