Ngjarjet në Elbasan, flet për herë të parë Qazim Sejdini

Ngjarjet në Elbasan, flet për herë të parë Qazim Sejdini

181
0
Shares

Kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini i vënë në qendër të vëmendjes pas konfliktit mes dy bandave në Elbasan, thyen heshtjen.
Ndërsa në media flitet që Sejdini është marrë në mbrojtje nga policia si një prej njerëzve që rrezikon nga fisi Çapja, që prej përplasjes së 18 shtatorit, ky i fundit është pyetur mëngjesin e sotëm në nisje të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, nëse kishte një koment në lidhje me ngjarjet në këtë qytet.
Sejdini ka komentuar fare shkurt, duke kërkuar që drejtësia të bëjë punën e saj.
“Të funksionojë drejtësia, të flasë drejtësia”,ka thënë ai.
Dhëndri i Sejdinit, Sokol Sanxhaktari, së bashku me personin e shpallur në kërkim tashmë, Suel Çela, dyshohet se kanë goditur me makinë të blinduar makinën e zëvendësdrejtorit të Policisë Elbasan disa ditë më parë, ngjarje që mori përmasa të mëdha dhe çoi në disa arrestime.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY