ZYRTARE/ Formacionet e Spanjë-Shqipëri, një kapiten i ri në krye të kuqezinjve

ZYRTARE/ Formacionet e Spanjë-Shqipëri, një kapiten i ri në krye të kuqezinjve

118
0
Shares

Sfida mes Spanjës dhe Shqipërisë, e vlefshme për Grupin G eliminator të Kampionatit Botëror “Rusi 2018”. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Jose Riko Perez” të Alikantes. Spanja në këtë takim vjen si kryesuese e grupit dhe me një fitore e siguron matematikisht biletën për në Botëror. Kuqezinjtë e Christian Panuccit kanë grumbulluar 13 pikë dhe mbajnë vendin e tretë në grup. Surpriza e momentin të fundit është se nuk luan Ansi Agolli dhe shiritin e kapitenit do ta mbajë Etrit Berisha. Sfida e parafundit e Grupit G do të luhet në orën 20:45 dhe të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare.

Formacionet

Spanja: De Gea, Odriozola, Pique, Ramos, Jordi Alba, Saul, Koke, Tiago, Silva, Isco, Rodrigo

Trajner: Julen Lopetegui

Shqipëria: Berisha, Balliu, Hysaj, Ajeti, Veseli, Memolla, Xhaka, Kaçe, Memushaj, Grezda, Llullaku

Trajner: Christian Panucci

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY