Firmoset urdhri, tepsia OSHEE ndahet në dy kompani

Firmoset urdhri, tepsia OSHEE ndahet në dy kompani

370
0
Shares

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të ndahet në dy kompani më vete në muajin dhjetor.
Në një intervistë për TV Klan, Entela Çipa këshilltare për energjinë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, thotë se urdhri për të filluar procesin e ndarjes së saj është firmosur.
“Modeli i ndarjes i cili është miratuar së fundmi edhe nga ministri, pra një kompani shpërndarje dhe furnizimi”.
Çipa thotë se nuk do të ketë më shtyrje të afatit për bizneset e mëdhenj që duhet të sigurojnë vetë energjinë elektrike. Në 1 janar, askush nga lista e 6200 ndërmarrje nuk do të marrë energji nga OSHEE.
“Duke filluar nga janari i vitit që vjen do fillojë shkëputja e tyre për në tregun e liberalizuar”.
Ndalimin e reformave në fushën e energjisë, një kritikë e bërë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Ministria e lidh me situatën politike, e cila futi në ngërç ligjor ekzekutivin që nga bllokimi i vendimeve të Këshillit të Ministrave dhe mungesës së mbledhjeve të qeverisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY