VIDEO/ Berisha: Borxhi i qeverisë 85%, një gur shumë i rëndë në...

VIDEO/ Berisha: Borxhi i qeverisë 85%, një gur shumë i rëndë në qafën e ekonomisë shqiptare

118
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha duke folur për gazetaren Merita Haklaj, në ABCNews, është shprehur se Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk duhet të largohet nga Shqipëria. Sipas tij, FMN është i domosdoshëm në vend, sepse Shqipëria ka ‘si shpatë Demokleu, borxhin’.
Për ish-kryeministrin ‘opozita duhet të marrë masa të forta në këtë drejtim, për mos largimin e FMN-së’!
Sipas tij, ‘është parlamenti, i cili ka nënshkruar marrëveshjen, që duhet të flasë nëse FMN duhet apo nuk duhet të qëndrojë!’.
Sipas Berishës, ‘borxhi i qeverisë do të shkojë në 85%, që është një gur shumë i rëndë në qafën e ekonomisë shqiptare!’.

Nga prononcimi dhënë gazetares Merita Haklaj për ABC News
Kishim para pak ditësh misionin e FMN në Tiranë, i cili dha konstatimet e tij. Ju keni thënë diçka edhe mbi aktualitetin politik gjatë aktivitetit tuaj në rrjetet sociale. Si I komentoni qëndrimet e FMN në deklaratën e tij përfundimtare?
Unë gjykoj se largimi FMN pa një marrëveshje dhe pa një vendim parlamenti, është një akt aventuresk i Edi Ramës, që, të jemi realist, nuk ka haber nga ekonomia por dhe atij ekipi që është po aq i dobët sa ai vetë. FMN për mendimin tim ishte dhe është i domosdoshëm sepse ekonomia shqiptare ka sot si shpatë Demokleu borxhin publik. Edi Rama, në një akt absurd rriti borxhin nga 62.4% në 76%. Dhe e vërteta është që, me operacionet e tij, me nismat e tij të dy viteve të fundit borxhi sipas FMN me çekun 1 miliardë rritet edhe 7 pikë më shumë, pra arrin në 80%. Por e vërteta është që do shtohen këtu edhe borxhi i koncesioneve, dhe në mënyrë absolute borxhi shkon në 83-85%. Cilido që ka nocionet më elementare të ekonomisë. Le të marrë të lexojë standartin ndërkombëtar të borxhit dhe detyrimit sipas IBSA 32. IBSA 32 është standardi ndërkombëtar i llogarive të qeverisë. E qartë e pa asnjë ekuivok, që çdo garanci qeveritare është borxh dhe vetëm borxh, dhe se partneritetet publik-privat përdoren nga ato qeveri, të cilat kanë rritur në qiell borxhin dhe tani, për të mashtruar qytetarët, gjejnë një formë tjetër të tipit “merr borxh se t’i garantoj unë”. Kaq duhet që e tërë ajo sasi borxhi të jetë borxh i qytetarëve shqiptarë. Ndaj dhe Fondi e saktësoi këtë problem, që vetëm 1 miliardëshi që presupozon me partneritet publik-privat, rrit borxhin me 7 pikë. Por, po sipas këtyre standardeve, po kaq e rrisin edhe koncesionet nëse koncesionari është i detyruar të paguajë në vite sasi të caktuar atij që i ka dhënë koncesionin, pra qeveria. Kështu që pot ë llogarisim këto të dyja borxhi shkon 85%.
Një borxh 85% është një gur shumë i rëndë në qafën e ekonomisë shqiptare. Edi Rama verbërish mendon se mund të zëvendësojë kreditë e FMN me paratë e kanabisit. Krejtësisht e kundërta ndodhi. Kreditë e FMN jepen dhe shfrytëzohen mbi bazën e një kontrolli ligjor rigoroz, të cilat jo vetëm që nuk dëmtojnë ekonominë por përkundrazi nxisin rritjen.
Kurse paratë e kanabisit janë para që vrasin çdo minutë, çdo orë e çdo ditë konkurrencën në tregun e lirë në këtë vend. Kjo pra nënkupton një shkatërrim të bizneseve të ndershme, shkatërrim të krahut solid të ekonomisë që mbahet me pagesat e taksave e me rregulla, sepse tani hynë thasët e narko-eurove dhe narko-lekëve dhe ata janë në gjendje të falimentojnë çdo biznes që i vënë vetes qëllim. Ndaj dhe mendoj se FMN nuk duhet të largohet, opozita shpresoj të marrë masa të forta në këtë drejtin dhe parlamenti duhet të ketë një të drejtë të flasë, sepse është ai që ka miratuar marrëveshjen dhe është parlamenti që duhet të flasë nëse FMN duhet apo nuk duhet të qëndrojë.

“- FMN nuk duhet të largohet!- Opozita duhet të marrë masa të forta në këtë drejtim! – Ështe parlamenti, i cili ka nënshkruar marrëveshjen, që duhet të flasë nëse FMN duhet apo nuk duhet të qëndrojë!- Një borxh 85% është një gur shumë i rëndë në qafën e ekonomisë shqiptare!” sb Nga prononcimi dhënë gazetares Merita Haklaj për ABC News: MERITA HAKLAJ: Kishim para pak ditësh misionin e FMN në Tiranë, i cili dha konstatimet e tij. Ju keni thënë diçka edhe mbi aktualitetin politik gjatë aktivitetit tuaj në rrjetet sociale. Si I komentoni qëndrimet e FMN në deklaratën e tij përfundimtare? SALI BERISHA: Unë gjykoj se largimi FMN pa një marrëveshje dhe pa një vendim parlamenti, është një akt aventuresk i Edi Ramës, që, të jemi realist, nuk ka haber nga ekonomia por dhe atij ekipi që është po aq i dobët sa ai vetë. FMN për mendimin tim ishte dhe është i domosdoshëm sepse ekonomia shqipëtare ka sot si shpatë demokleu borxhin publik. Edi Rama, në një akt absurd rriti borxhin nga 62.4% në 76%. Dhe e vërteta është që, me operacionet e tij, me nismat e tij të dy viteve të fundit borxhi sipas FMN me chekun 1 miliardë rritet edhe 7 pikë më shumë, pra arrin në 80%. Por e vërteta është që do shtohen këtu edhe borxhi i koncensioneve, dhe në mënyrë absolute borxhi shkon në 83-85%. Cilido që ka nocionet më elementare të ekonomisë. Le të marrë të lexojë standartin ndërkombëtar të borxhit dhe detyrimit sipas IBSA 32. IBSA 32 është standarti ndërkombëtar i llogarive të qeverisë. E qartë e pa asnjë ekuivok, që çdo garanci qeveritare është borxh dhe vetëm borxh, dhe se partneritetet publik-privat përdoren nga ato qeveri, të cilat kanë rritur në qiell borxhin dhe tani, për të mashtruar qytetarët, gjejnë një formë tjetër të tipit “merr borxh se t’i garantoj unë”. Kaq duhet që e tërë ajo sasi borxhi të jetë borxh i qytetarëve shqiptarë. Ndaj dhe Fondi e saktësoi këtë problem, që vetëm 1 miliardëshi që presupozon me partneritet publik-privat, rrit borxhin me 7 pikë. Por, po sipas këtyre standarteve, po kaq e rrisin edhe koncensionet nëse koncensionari është i detyruar të paguajë në vite sasi të caktuar atij që i ka dhënë koncensionin, pra qeveria. Kështuqë pot ë llogarisim këto të dyja borxhi shkon 85%. Një borxh 85% është një gur shumë i rëndë në qafën e ekonomisë shqiptare. Edi Rama verbërish mendon se mund të zëvëndësojë kreditë e FMN me paratë e kanabisit. Krejtësish e kundërta ndohi. Kreditë e FMN jepen dhe shfrytëzohen mbi bazën e një kontrolli ligjor rigoroz, të cilat jo vetëm që nuk dëmtojnë ekonominë por përkundrazi nxisin rritjen. Kurse paratë e kanabisit janë para që vrasin çdo minutë, çdo orë e çdo ditë konkurrencën në tregun e lirë në këtë vend. Kjo pra nënkupton një shkatërrim të bizneseve të ndershme, shkatërrim të krahut solid të ekonomisë që mbahet me pagesat e taksave e me rregulla, sepse tani hynë thasët e narko-eurove dhe narko-lekëve dhe ata janë në gjëndje të falimentojnë çdo biznes që i vënë vetes qëllim. Ndaj dhe mendoj se FMN nuk duhet të largohet, opozita shpresoj të marrë masa të forta në këtë drejtin dhe parlamenti duhet të ketë një të drejtë të flasë, sepse është ai që ka miratuar marrëveshjen dhe është parlamenti që duhet të flasë nëse FMN duhet apo nuk duhet të qëndrojë.

Publié par Sali Berisha sur vendredi 6 octobre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY