Peqin, bashkëfshatari e qëllon 4 herë me armë, pema i shpëton jetën...

Peqin, bashkëfshatari e qëllon 4 herë me armë, pema i shpëton jetën 56-vjeçarit

101
0
Shares

Një sherr i vjetër për motive pronësie për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lisnajë të Njësisë Administrative Përparim, ndërsa Policia bën me dije se ka arrestuar autorin si dhe ka sekuestruar armën e tij tip pistoletë.
Burime të Policisë bëjnë të ditur se natën e shtunës, sapo ka rënë muzgu, Mersin Lika, 63 vjeç, banues në fshatin Lisnajë, ka qëlluar me pistoletë në drejtim të bashkëfshatarit të tij me iniciale R. K., 56 vjeç.
Shkak për këtë është bërë një sherr i vjetër për pronësi ku pas debatesh me fjalë, Lika ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar një herë në drejtim të 56-vjeçarit. Fatmirësisht, ky i fundit ka mundur të mbrohet pas një peme dhe nuk ka marrë asnjë plagë. Pas ngjarjes, Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka bërë arrestimin e tij.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja armë zjarri model 56 kalibër 7.62 mm. Ndërsa gjatë arrestimit, shumë pranë banesës së Likës, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale në brez pistoletë e tipit TT, një krehër me 7 fishekë model 54 kalibër 7.62 mm.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Lika nuk e ka pranuar në polici se kishte motiv vrasjen e bashkëfshatarit të tij, por thjesht ta kërcënonte atë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY