Masakra e Çoles. I dënuari Aleksandër Llanaj kërkon të rigjykohet

Masakra e Çoles. I dënuari Aleksandër Llanaj kërkon të rigjykohet

810
0
Shares

Aleksandër Llanaj, vëllai i Ferdinandit, i cili mbeti i plagosur pas një atentati që iu bë të dielën e kaluar në qytetin e Vlorës, i kërkon Gjykatës Kushtetuese të vendosë rihapjen e gjyqit ndaj tij për shkelje të të drejtave të njeriut.
Aleksandër Llanaj është shpallur fajtor për vrasjen e tre të rinjve në prill të viti 2015 në Vlorë dhe është dënuar me burgim të përjetshëm e më pas me 35 vite burgim nga të tre shkallët e gjyqësorit në Shqipëri.
Por sipas avokatëve të Llanaj dhe dy bashkëpunëtorëve të tij në këtë krim, Bertil Aliajt dhe Ani Begaj, që janë dënuar me nga 22,5 vite burgim, të pandehurve u janë mohuar të drejta kushtetuese gjatë gjykimit të tyre.
Ditën e enjte, Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim jashtë seance pretendimet e të dënuarve sipas të cilëve, u është cenuar standardi i arsyetimit të vendimit nga të tre shkallët e Gjyqësorit, është cenuar e drejta e aksesit dhe e ankimit, është cenuar e drejta Kushtetuese e mbrojtjes, është cenuar prezumimi i pafajësisë si dhe është cenuar parimi i sigurisë juridike.
Të gjitha këto pretendime janë kundërshtuar nga Prokuroria e Përgjithshme, ndërsa në një tjetër datë, Gjykata Kushtetuese pritet të shprehet me vendim për këto kërkesa.
Familja e Aleksandrit prej vitit 1998 ka një histori konfliktesh dhe hakmarrjeje që nisin nga një zinxhir vrasjes në Selenicë. Babai i Aleksandrit është vrarë si pasojë e këtyre konflikteve, ndërsa të dielën e kaluar në një atentat mbeti i plagosur rëndë vëllai i Aleksandrit, Ferdinandi, të cilit iu rrezikua edhe jeta e djalit që kishte me vete në mjetin ku po udhëtonte.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY