Artur Zoto thërret si dëshmitar eprorin dhe vartësit: Ma ka futur Iliaz...

Artur Zoto thërret si dëshmitar eprorin dhe vartësit: Ma ka futur Iliaz Labi

313
0
Shares
Artur Zoto

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani dhe dy ish-zv/drejtorë të përgjithshëm të Burgjeve janë thirrur për të dëshmuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda për llogari të procesit ndaj Artur Zotos, ish-drejtor i përgjithshëm i Burgjeve nga 2013 deri në 2016.
Përveç Manjanit, janë kërkuar nga avokatët e Artur Zotos edhe Bledar Skënderi, ish-zëvendësdrejtor i përgjithshëm si edhe Iliaz Labi, i cili ka mbajtur të njëjtën detyrë, por që gjithashtu ka edhe statusin e dëshmitarit të drejtësisë.
Rrëfimi i tre ish-zyrtarëve u kërkua në seancën e radhës nga mbrojtja pas pretendimeve të Artur Zotos se është i pafajshëm. Që nga muaji shkurt, kur u arrestua, Artur Zoto këmbëngul se zëvendësi i tij, Iliaz Labi e ka montuar çështjen dhe ka gënjyer drejtësinë për të shpëtuar nga burgu.
Iliaz Labi, i arrestuar më herët dhe që më pas iu ndryshua masa për shkak të bashkëpunimit, del në përgjime duke bërë pazar për tenderin e ushqimeve për të dënuarit. Ish-zv/drejtori i përgjithshëm Iliaz Labi, nga ana e tij dëshmon se 20% e tenderit e ka kërkuar në emër të drejtuesit, version që kundërshtohet prej Zotos me argumentin se ata të dy nuk komunikonin prej muajsh me njëri-tjetrin.
Prokuroria e Krimeve të Rënda pretendon se në tenderin e ushqimeve për burgjet ekziston një aferë korrupsioni përderisa administratorët e kompanive komunikojnë për të paguar 2 milionë lekë Iliaz Labit në mënyrë që ai t’i ndihmonte gjatë prokurimit.

Iljaz Labi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY