Forcat xheniere kanë kryer shpërthimin e kontrolluar të valixhes së dyshimtë që u konstatua pranë ambasadës amerikane.
Pas shpërthimit të kontrolluar, forcat xhenier e hapën valixhen dhe u pa se ajo ishte bosh.
Menjëherë u hoq perimetri i sigurisë dhe filloi qarkullimi normal në zonë.
Alarmi i rremë pranë ambasadës amerikane, për më tepër me një valixhe bosh, vjen pas disa deklaratave të ambasadorit amerikan, për krimin në Shqipëri. Në këtë kontekst, ngjarja e sotme nuk përjashton si mundësi, një mesazh të krimit ndaj ambasadës e ambasadorit amerikan.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/