Shpëtuan foshnjën nga shinat e trenit, shqiptarët bëhen heronj në Zvicër

Shpëtuan foshnjën nga shinat e trenit, shqiptarët bëhen heronj në Zvicër

200
0
Shares

Senat Iseni, nga Shkupi punon si shef në një kioskë me ushqime të shpejta në Stacionin Hekurudhor Stadelhofen të Cyrihut. Paraditen e djeshme ai ka dëgjuar një zë të tmerrshëm nga binarët aty afër. “Kur dola, pashë një karrocë fëmijësh mbi binarë, e në të ishte një foshnjë katër muajshe”,- tha ai, shkruan blick.ch.

Në të njëjtën kohë aty pranë qëllon edhe shqiptari tjetër, Fatmir Bardh Haziri. Iseni nuk ngurron asnjë sekondë dhe vrapon së bashku me dy punëtorë të tij drejt shinave. “Kanë qenë gjithsej 8 persona që kanë vrapuar për të ndihmuar. Jam befasuar me guximin qytetar të treguar”. Në veçanti atij i ka lënë përshtypje një ish-kontrollues biletash  i cili ka reaguar fuqimisht. Bëhet fjalë për shqiptarin tjetër, Fatmir Bardh Hazirin nga Gjilani. 

“Unë kam zbritur poshtë te binarët e pastaj më është bashkuar edhe nëna e foshnjës”,- thotë Fatmiri.

Ata kanë ngritur së bashku karrocën. Unë kam qëndruar lart në kënd dhe e kam tërhequr karrocën”, thotë Senati. Nuk kalon asnjë minutë kur një tren kalon mbi binarët ku ishte karroca. Aty kishte ngelur një mbulesë e foshnjës. Vet foshnja ka shpëtuar pa u lënduar. Senat Iseni është i njohur edhe për raste të tjera të tilla. Brenda dhjetë viteve sa punon këtu ai ka shpëtuar në tri raste jetë njerëzish. Në vitin 2014 Senati ka qenë në rrethin e ngushtë për të fituar çmimin “Prix Courage”, që jepet në nivel të Zvicrës për personat që kanë treguar guxim qytetar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY