Këto 5 ushtrime e ndihmojnë vaginën për një seks të mirë

Këto 5 ushtrime e ndihmojnë vaginën për një seks të mirë

3182
0
Shares

Kur shkoni në palestër qëllimi juaj mund të jetë një përmirësim i avashtë i strukturës së trupit, ose  krijimi i muskujve dhe formave të mbushura duke u stërvitur intensivisht.

Por shumë prej nesh e shpërfillin një zonë shumë të rëndësishme siç është “shtrati” i legenit. Muskujt në këtë zonë që dalin nga kocka pubike në bazën e shpinës suaj duke mbështetur organet legale (zorrët, fshikëzën, mitrën dhe vaginën) shpesh neglizhohen, por dobësimi i këtyre muskujve mund të sjellë probleme shëndetësore si dhimbje gjatë kryerjes së marrëdhënies, për të mos përmendur kënaqësinë seksuale të reduktuar.

Kampioni britanik për mundje, trajner personal dhe drejtor i Fitnessit “Right Path Fitness Keith McNiven” ka zbuluar se si praktikimi i disa ushtrimeve të thjeshta mund të forcojë muskujt e legenit tuaj, duke e bërë vaginën më të ngurtë dhe duke rritur kështu kënaqësinë.

5 ushtrimet që rekomandohen për femrat, si një shans që ta përmirësojnë trupin e tyre në pjesët e muskujve vaginalë.

USHRIMI “KEGEL”

Ky ushtrim përfshin testimin dhe ushtrimin e muskujve të legeni, një metodë e thjeshtë dhe efektive.

Si ta bëni? Uluni këmbëkryq në dysheme ose në një dyshek jogë dhe mbani frymën për 10 sekonda pastaj relaksohuni plotësisht, përsëriteni 10 herë.

 

GLUTE BRIDGES

Përveçse një bonos në shtrëngimin e vaginës suaj, ka edhe bonus shtesë për të qenë në gjendje ta bëni këtë veprim edhe kur jeni shtrirë.

Si ta bëni? Prekni thembrat me majat e gishtërinjve dhe ngrini pjesën e legenit duke i mbajtur gjunjët si në ilustrimin e fotos dhe përsëriteni veprimin disa herë duke u ulur poshtë dhe lart.

 

KËMBËT LART

Këmbët lart është një ushtrim që ka ndihmën më të madhe për shtrëngimin e vaginës, duke ju ndihmuar të forconi muskujt e legenit.

Si ta bëni? Filloni duke mbështetur shpinën në dysheme. Tensiononi muskujt tuaj të barkut dhe ngadalë ngrini këmbët tuaja drejt tavanit, një në një kohë. Mos e ktheni gjurin dhe mbani ritmin tuaj të ngadaltë për të ndjerë djegien e muskujve.

 

USHTRIMI ME TOP

Ky është një opsion më i avancuar për shtrëngim dhe është një ndihmë e madhe për shtrëngimin tuaj duke përfshirë 6 zona rreth legenit në një ushtrim të vetëm. Si ta bëni? Uluni me gjunjë e vendosni shputat e këmbëve në dysheme. Shtrijeni kurrizin në dysheme duke i mbajtur gjunjët pak të mbledhur ndërkohë që në duar mbani një top enkas për palestrën. Ky është një version më i avancuar i përplasjes së stomakut dhe do të kërkojë shumë ekuilibër, por sigurisht do të ndjeni djegie dhe vagina juaj do të ndjehet e fortë.

 

MARRËDHËNIE E MREKULLUESHME

Ka të njëjtat efekte si ushtrimi “KEGEL” por që praktikohen edhe gjatë aktit seksual me partnerin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY