Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Nishani: Shqipëria do ta mbështesë Kosovën në ruajtjen e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit shtetëror

21/02/2017
FOTO/ Nishani: Shqipëria do ta mbështesë Kosovën në ruajtjen e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit shtetëror
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim të veçantë Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë.
Presidenti Nishani përshëndeti vizitën e zotit Veseli dhe theksoi se marrëdhëniet vëllazërore dhe shumë të veçanta mes dy shteteve duhet të forcohen e zgjerohen në të gjitha fushat e bashkëpunimit, pasi ato janë thelbësore për të ardhmen e kombit shqiptar, por edhe për stabilitetin dhe përparimin e rajonit.
Kreu i Shtetit vlerësoi dhe përshëndeti të gjitha arritjet e deritanishme të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj për ndërtimin e shtetit të pavarur dhe funksional të Kosovës, si dhe kontributin e rëndësishëm të dhënë në funksion të paqes, sigurisë dhe zhvillimit të rajonit.
Presidenti Nishani nënvizoi gjithashtu se shteti i Kosovës ka edhe detyrimet dhe përgjegjësitë e tij në aspektet ndërkombëtare duke filluar me definimin e kufijve me fqinjët dhe përkrahjen e fqinjëve në proceset e integrimit euro-atlantik të tyre.
Presidenti Nishani e siguroi zotin Veseli për mbështetjen e pakursyer të institucioneve shqiptare për të mundësuar në një kohë sa më të shpejtë të anëtarësimit të Kosovës në organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare dhe të avancimit të agjendës evropiane, krahas vendeve të tjera të rajonit.
Kreu i Shtetit e siguroi gjithashtu Kryeparlamentarin Veseli se Shqipëria dhe të gjitha institucionet e saj, bazuar në frymën dhe vizionin evropian e euroatlantik, do të jetë gjithnjë në krah të Kosovës, në rrugën e saj të zhvillimit dhe do ta mbështesë pa asnjë rezervë në ruajtjen e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit shtetëror.
Kryetari i Kuvendit te Republikës së Kosovës z.Veseli e falënderoi Presidentin Nishani për pritjen e ngrohtë dhe vëllazërore, si dhe për përkrahjen e dhënë për Kosovën dhe të gjithë shqiptarët në rajon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

Prokuroria tërhiqet nga një akuzë ndaj Metës. 2 media u paguan të publikojnë mashtrime

12/05/2026
Tedi Papavrami dekorohet me Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës

Tedi Papavrami dekorohet me Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës

11/05/2026
GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

11/05/2026
Rama rrëfen debatin për IBAR në Këshillin Evropian: Presion mbi piketat përmbyllëse

Rama rrëfen debatin për IBAR në Këshillin Evropian: Presion mbi piketat përmbyllëse

11/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

Prokuroria tërhiqet nga një akuzë ndaj Metës. 2 media u paguan të publikojnë mashtrime

12/05/2026
Tedi Papavrami dekorohet me Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës

Tedi Papavrami dekorohet me Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës

11/05/2026
GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

11/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.