FOTO/ Ekstradimi i Alket Hatias në Itali?! Ja çfarë vendosi trupi gjykues...

FOTO/ Ekstradimi i Alket Hatias në Itali?! Ja çfarë vendosi trupi gjykues vendos…

107
0
Shares

Është zhvilluar sot seanca e radhës e çështjes ndaj Alket Hatias, i cili kërkohet për ekstradim për llogari të drejtësisë italiane. Trupi gjykues, kryesuar nga Petraq Çera vendosi të marrë në konsideratë kërkesën e Prokurorisë që ti drejtojë Ministrisë së Drejtësisë shqiptare kërkesë për informacion ndaj Ministrisë së Drejtësisë italiane.
Kjo seancë u zhvillua në mungesë të të pandehurit Hatija, i cili ka kërkuar përfaqësimin e tij nëpërmjet avokatit mbrojtës Erjon Bogdani.
Avokati mbrojtës ka kërkuar nga ana e tij refuzimin e ekstradimit të të pandehurit drejt shtetit italian, pasi e ka shlyer dënimin në shtet, meqenëse kemi të bëjmë me të njëjtën vepër penale ushtruar në vazhdimësi në 2 shtete të ndryshme (Shqipëri, Itali).
“Nuk duhet të japim vendim pro ekstradimit për shtetasin Alket Hatija sepse shteti italian ka zhvilluar gjyqin në mungesë ndërkohë që Hatiaj vuante dënimin në Shqipëri”, citoi mbrojtja.
Seanca e radhës e cila do të zhvillohet përtej afateve të parashikuara në ligj, në datë 25 tetor ora 11:00.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY