Durrës, zbulohet motivi, ja pse i dha fund jetës policja 23-vjeçare

Durrës, zbulohet motivi, ja pse i dha fund jetës policja 23-vjeçare

108
0
Shares

Grupi hetimor, i ngritur nga Prokuroria e Durrësit për të hetuar vetëvrasjen e efektives 23-vjeçare, ka dyshime të forta se ajo mund të jetë shtyrë drejt këtij akti, pasi pak kohë më parë i kishte dhënë fund lidhjes me një kolegun e saj oficer policie në Tiranë, shkruan “Panorama”.
Për shkak të specifikës së çështjes, duke qenë se kemi të bëjmë me një rast ku viktimë është një punonjëse policie, hetimorët kanë qenë mjaft të rezervuar në dhënien e detajeve të tjera.
Ekspertët e hetimit kanë seleksionuar fillimisht një nga një pistat ku kanë kërkuar për ndonjë indicie që do t’i ndihmonte për të zbuluar shkakun që ka shtyrë efektiven drejt vetëflijimit.
Paraprakisht ata dyshojnë se ndarja nga i dashuri e ka ngarkuar psikologjikisht të renë deri në atë pikë sa ajo t’i japë fund jetës. Por konfirmohet se nuk përjashtohen as pista të tjera sa i përket shkakut që e çoi efektiven 23- vjeçare t’i japë fund jetës, vetëm 3 vjet pasi u fut në radhët e Policisë së Shtetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY