EMRI & FOTO/ Durrës, “Smoking” prangos kontrabandistin përsëritës, tregtonte mallra pa pullë...

EMRI & FOTO/ Durrës, “Smoking” prangos kontrabandistin përsëritës, tregtonte mallra pa pullë e faturë

117
0
Shares

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kanë finalizuar operacionin e koduar “Smoking”.
Për pasojë është arrestuar në flagrancë Bujar Leka 51 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi në bazë të informacioneve të disponuara nga Strukturat Policore u kap duke treguar paketa cigaresh dhe mallra të ndryshëm ushqimor pa pullë dhe pa faturë tatimore.
Në lagjen Nr. 13, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• 1 300 paketa cigare të markave të ndryshme pa pullë dhe pa faturë tatimore;
• mallra të ndryshëm ushqimor pa faturë tatimore.

I arrestuari ka qenë i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Tregtimi dhe transporti I mallrave që janë kontrabandë” dhe ” Fshehja e të ardhurave” parashikuar në nenet 178/2 dhe 180 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY