DINAMIKA/ Prokuroria: Ja si ndodhi atentati me tre të plagosur në Vlorë

DINAMIKA/ Prokuroria: Ja si ndodhi atentati me tre të plagosur në Vlorë

174
0
Shares

Prokuroria ka ndërtua dinamikën e atentatit të pak ditëve ë parë në Vlorë.
Sipas organit të akuzës, mësohet se më datë 01.10. 2017, rreth orës 09.40 në rrugën Transballkanike të qytetit të Vlorës, në afërsi të karburantit “Alpet” prej një automjeti të markës BMW me ngjyrë gri me targa EN 951 HG, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të markës Mercedez Benz me targa VL 6368 C, me drejtues shtetasin Dritan Adhurim Begaj i datëlindjes 16. 08. 1967 dhe pasagjerë, shtetasit Ferdinand Baftjar Llanaj, i datëlindjes 21. 03. 1978., i cili dyshohet të ketë qenë objekt i drejtpërdrejtë i sulmit, dhe B. Llanaj, i datëlindjes 2009 i biri i Ferdinantit. Si pasojë është shkaktuar dëmtimi i shëndetit të shtetasve Ferdinand Llanaj, Dritan Begaj e B. Llanaj,të cilët u dërguan për marrjen e shërbimit mjekësor në Spitalin Rajonal Vlorë, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Automjeti i markës BMW, ngjarjes është larguar menjëherë në drejtimin verior të rrugës Transballkanike dhe pas disa orësh është gjetur i braktisur dhe i djegur në vendin e quajtur Kafaraj të rrethit Fier.
Nga këqyrja e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë së banesës së shtetasit Ferdinand Llanaj, të cilat tregojnë vendin e ngjarjes, shihet që shtetasi Dritan Begaj largon me këmbë, një send të dyshuar si armë zjarri, prej vendit ku ndodhej i shtrirë shtetasi Ferdinand Llanaj. Gjatë këqyrjes pikërisht në këtë vend u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale pistoleta e kalibrit 9 mm.
Në lidhje me faktin nuk u bë e mundur marrja e të dhënave prej shtetasve Ferdinant Llanaj, dhe Dritan Begaj, për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY