Në konferencën e sotme për shtyp, Edi Rama tentoi t’u bëjë presion gazetarëve për pyetjet që ata duhet dhe nuk duhet të bënin. Me këtë tendencë të tij, kryeministri e degradoi konferencën, në një monolog të turpshëm.
Pasi foli e foli për certifikatat dhe dokumentet e tjerë nga të cilat ka çliruar mijëra qytetarë, Rama iu imponua gazetarëve duke iu thënë se pyetjet do të jenë vetëm brenda temës.
Me këtë imponim kryeministrit shmangu përballjen me ambasadorin amerikan që foli për 4 klane dhe 20 familje droge që sundojnë Shqipërinë, për ndërhyrjen në hetimet e prokurorisë për Aqif Rakipin apo për bllokimin e parlamentit dhe Lulzim Bashën, të cilit ia kishte mohuar fjalën në foltore.
Më herët në monologun e tij, Rama para gazetarëve tha se qytetarët nuk do marrim më vetë certifikatat dhe pensionistët kartat e shëndetit, por do t’i sigurojë vetë institucioni i interesuar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/