Policia e kryeqytetit zbardh ngjarjen e mbrëmshme dhe arreston të riun me “Smart” që shkaktoi një aksident te rruga e “Qelqit”
Ai është Antonio Gjoshi 25 vjeç, i lindur në Athinë dhe banues në Tiranë, i cili është dënuar edhe më herët.
Policia ka arritur ta arrestojë rreth orës 05.45, si personin përgjegjës për aksidentin, por edhe për faktin që u largua nga vendngjarja.
Rreth orës 23.15 në rrugën “Llambi Bonata”, ai është konstatuar nga shërbimi i Patrullës së Përgjithshme në komisariatin e Policisë nr. 6 Tiranë duke drejtuar automjetin tip “Smart” me ngjyrë të zezë pa targa, është futur me semafor të kuq në kryqëzimin e rrugës “Llambi Bonata” me rrugën “Konferenca e Pezës” dhe rrugën “Qelqi” dhe ka goditur automjetin tip “Benz” me targë AA 256 OJ.
Nga përplasja me Benz-in është dëmtuar drejtuesi i tij Kodrian Llalla dhe pasagjeri Ledjan Roçi, i cili ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës.
Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit “Smart” është larguar me vrap nga vendi i aksidentit dhe me gjithë ndjekjen nga punonjësit e policisë ka arritur të largohet.
Por pas 10 minutash ai është paraqitur në vendin e ngjarjes dhe ka deklaruar tek oficerët e Patrullës së Përgjithshme se një person i ka vjedhur makinën “Smart” 10 minuta para ngjarjes. Kaq ka mjaftuar që punonjësit e policisë ta identifikonin si personin që drejtonte e “Smart”-in në momentin e aksidentit.
Burime të policisë konfirmojnë se ky shtetas nuk disponon leje drejtimi në momentin e arrestimin.
Materiali hetimor do t’i kalojë për kompetencë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale, “Njoftimi i rremë në organet e rendit”, ”Largimi nga Vendi i Aksidentit”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/