Një sherr në familje gati sa nuk ka përfunduar në tragjedi. Mbrëmjen e sotme rreth orës 20:35 në rrugën “Behlul Hatibi” në Tiranë, 57 vjeçari Bujar Çika ka qëlluar me thikë djalin e tij 20 vjeç.
Policia e kryeqytetit bën me dije se djalit iu dha ndihma e menjëhershme mjekësore dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Babai i tij, është shoqëruar në polici.
Informacioni i Policisë Vendore të Tiranës
Më datë 04. 10. 2017, rreth orës 20:35, jemi njoftuar se në rrugën “Behlul Hatibi”, një shtetas është goditur me thikë nga i ati.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se shtetasi O. Ç.,rreth 20 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, në banesë është goditur me thikë nga i ati, shtetasi Bujar Çika, rreth 57 vjeç.
Shtetasi i dëmtuar O. Ç., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi Bujar Çika është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/