Rritje taksash, Rama fut subjektet e biznesit të vogël në TVSH

Rritje taksash, Rama fut subjektet e biznesit të vogël në TVSH

284
0
Shares

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar do të shtrihet ne te gjithë biznesin e vogël. Sipas Kryeministri i vendit Edi Rama gjatë një prononcimi live në ERTV në kudër të konsultimit publik për buxhetin dhe paketën fiskale 2018, të gjitha subjektet e biznesit të vogël do të përfshihen në  TVSH.

“Do t’i kërkojmë biznesit të vogël të bëhet pjesë e luftës kundër informalitetit. Të gjitha subjektet, edhe subjektet e biznesit të vogël do të përfshihen në  TVSH. Nuk është e vërtetë që do të ketë rritje taksash për biznesin e vogël. Ne e kemi bërë zero dhe do të vazhdojë të mbetet zero. Ne do ta përfshijmë në regjimin e TVSH, por kjo nuk do të thotë se do të ketë rritje taksash. Çdo biznes i vogël do të sillet në mënyrë të strukturuar”,- ka pohuar sot Rama në Fier.

Më herët bizneset e mëdha i kanë kërkuar kryeministrit të përfshijë bizneset e vogla në TVSH si mënyra më e mirë për të parandaluar evazionin që krijonte përshkallëzimi. Aktualisht bizneset e vogla lëshojnë faturë të thjeshtë tatimore, për çdo blerës të tatueshëm që merr furnizimin. Ndersa për çdo blerës individ konsumator final, është i detyruar të lëshojë kupon tatimor nga pajisja fiskale. Çdo blerje të tyre janë të detyruar ta justifikojnë me faturë tatimore me TVSH, kur blerja është kryer te personat e regjistruar si tatimpagues të TVSH-së. Por ky vendim i qeverisë do të krijojë një tranzicion të ri në mesin e bizneseve të vogla të cilat kanë një nivel të pamjaftueshëm njohurish dhe burimesh njerëzore për tu përfshirë në TVSH. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY