Bujar Nishani, përgjigje me takt pyetjeve të Lu dhe Vlahutin për ONM

Bujar Nishani, përgjigje me takt pyetjeve të Lu dhe Vlahutin për ONM

56
0
Shares

Presidenti Nishani zhvilloi një takim me Ambasadorin e SHBA-ve, Lu dhe me Ambasadoren e Delegacionit të BE-së, Vlahutin

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi një takim me Ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, zotin Donald Lu dhe Ambasadoren e Delegacionit të BE-së në Tiranë, zonjën Romana Vlahutin.

Në këtë takim u bisedua rreth shqetësimit zyrtar të ngritur nga Ministri i Drejtësisë, zoti Petrit Vasili lidhur me ushtrimin e detyrave të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Presidenti Nishani bëri me dije, se duke e konsideruar reformën në drejtësi me rëndësi jetike për vendin, e ka mbështetur që në gjenezë, si nismëtar i procesit, duke kulmuar me miratimin konsensual në Parlamentin shqiptar të paketës kushtetuese.

Presidenti Nishani theksoi se e konsideron shumë të rëndësishme mbështetjen konsensuale edhe të fazës së zbatimit të kësaj reforme, duke iu përmbajtur detyrimit të të gjitha palëve për të respektuar në germë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Në këtë kontekst, Kreu i Shtetit vlerësoi angazhimin e partnerëve ndërkombëtarë, SHBA dhe BE në realizimin e kësaj reforme permes një procesi të paanshëm, ligjor dhe të besueshëm për qytetarët shqiptarë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY