FOTO/ Tiranë, Policia çaktivizon pakon e eksplozivit te dyqani i rrobave

FOTO/ Tiranë, Policia çaktivizon pakon e eksplozivit te dyqani i rrobave

91
0
Shares

Ka rezultuar një sasi eksplozivi e pa aktivizuar, ajo pas denoncimit për një pako të dyshuar për eksploziv, në derën e një dyqani pranë tregut elektrik në Tiranë.
Pas ndërhyrjes së xhenierëve, Policia Vendore konfirmon se pakoja kishte eksploziv, por se ai ishte i pa aktivizuar. Për këtë xhenierët bënë çaktivizimin pa shpërthim, ndërsa Policia ka hequr rrethimin e zonës.
Alarmi për eksploziv u dha sot rreth orës 10:37. Pronarja e një dyqani, B. A., rrobash në rrugën “Petro Nini” në Tiranë, pretendonte se është vendosur një pako në dukje si eksploziv.
Mësohet se dyshimet e pronares, lidheshin me një ngjarje të rreth 5 muajve më parë, ku asaj i ishte vendosur eksploziv në automjetin e saj.
Policia ka shoqëruar pronaren e dyqanit, për hetuar dyshimet për kërcënim me eksploziv ndaj saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY