FOTO GALERI/ “Rrafshojnë” pyllin, “rojet” e shtetit ja hedhin me një procedim,...

FOTO GALERI/ “Rrafshojnë” pyllin, “rojet” e shtetit ja hedhin me një procedim, “druvarët” i ikin Policisë

145
0
Shares
Foto Ilustruese

Efektivet e Stacionit të Policisë Manëz, në zbatim të Plan-Operacionit ”Roja i Gjelbër”, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të prerjes së paligjshme të pyjeve, kanë filluar procedimin penal në ngarkim të 8 shtetasve, ku 4 prej të cilëve me detyrë Inspektorë të Emergjencave Civile dhe Shërbimit të Mjedisit Pyjor.

Ka filluar procedimi penal për…
•S. D., 55 vjeç, banues në Ishëm , me detyrë Inspektor i Emergjencave Civile;
•R. S., 52 vjeç, banues në Ishëm , me detyrë Inspektor i Emergjencave Civile;
•E. C., 28 vjeç, banues në Durrës, me detyrë Inspektor i Shërbimit të Mjedisit Pyjor;
•A. C., 30 vjeç, banues në Ishëm, me detyrë Inspektor i Shërbimit të Mjedisit Pyjor.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen…
•Z. B., 25 vjeç, banues në Ishëm;
•G. B., 32 vjeç, banues në Ishëm.

Më datë 03.10.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Rrotull, Ishëm është konstatuar prerje e paligjshme e pyjeve nga dy personat e shpallur në kërkim.
Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
• 17 metra sterë dru.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale:
• “Shpërdorimi i detyrës” në ngarkim të S. D., R. S., E. C. dhe A. C., parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.
• “Prerja e paligjshme e pyjeve” në ngarkim të Z. B., dhe G. B., parashikuar në nenin 205 të Kodit Penal.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal në ngarkim të
•Gj. Ç., 76 vjeç, banues në Manëz;
•B. Sh., 42 vjeç, banues në Hamallaj.
Më datë 03. 10. 2017, shtetasit Gj. Ç., dhe B. Sh., në fshatin Armathë, Manëz, Durrës janë kapur në flagrancë pasi kishin prerë nga 2 metër kub dru zjarri secili në mënyrë të paligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” parashikuar në nenin 205 të Kodit Penal.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY