Atentati i Vlorës rezultoi tronditës për familjarët e të plagosurve. AbcNews ka publikuar momentin kur nëna merr të birin 8 vjeç, B.Llanaj nga makina. Vogëlushi që pa tmerrin me sy ka lënë spitalin dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërsa i ati, Ferdinand Llanaj që ishte shënjestra e këtij atentati ka marrë plagë të rëndë dhe ndodhet edhe në spital. Në makinë ka qenë edhe shoku i tij Dritan Bega i cili gjithashtu mbeti i plagosur. Vendi ku ndodhi atentati është vetem 50 metra larg shtëpisë së Llanajve ndaj familjaret kane qene te parët në vendin e ngjarjes. Policia dyshon se krimi është kryer për hakmarrje dhe ka lidhje me masakrën e Coles në 2015 ku i vëllai i Ferdinand Llanajt vrau tre persona.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/