Një 38 vjeçar është arrestuar për dhunë në familje. Ngjarja ka ndodhur në Maliq. Por nga kontrolli i ushtruar në banesë i është gjetur një arsenal armësh.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në banesën e Festim Kumes, janë gjetur 3 pistoleta artizanale, një pushkë model 54 dhe fishekë.
Njoftimi i policisë:
Policia ndërhyn në kohë dhe parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti të mprehtë në familje.
Ushtronte dhunë fizike në mënyrë të përseritur ndaj bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tij të mitur, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Gjatë kontrollit në banesë i gjenden dhe sekuestrohen armë dhe municione luftarake pa lejen e organeve kompetente.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :
Festim Kume, 38 vjeç, banues në fshatin Velitërnë.
Më datë 03.10.2017, në numrin 129 të Policisë ka telefonuar shtetasja D.K, 37 vjeçe, banuese në fshatin Velitërnë, bashkëshortja e shtetasit të lartpërmendur, e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi Festim Kume, në banesë po ushton dhunë fizike ndaj saj dhe dy fëmijëve të mitur.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Maliq, falë vlerësimit në kohë të telefonatës si edhe veprimeve të shpejta policore kanë shkuar në vendngjarje. Gjatë verifikimeve të kryera rezulton se shtetasi i mësipërm në gjendje të dehur, si dhe në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij të mitur. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shtetasit të mësipërm iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
1 pushkë model 56
3 armë artizanale pistolete,
1 krëhër automatiku model 56 si edhe
21 copë fishekë luftarakë, të cilat ky shtetas i posedonte pa lejen e organeve kompetente.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 130/a/4 dhe 278 të Kodit Penal
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/