Operacioni “Deltar”, arrestohet pronari i servisit ku përgatitej droga

Operacioni “Deltar”, arrestohet pronari i servisit ku përgatitej droga

206
0
Shares

Policia e shtetit ka arrestuar sot edhe anëtarin e katërt të një rrjeti trafiku droge Shqipëri – Kosovë. Pronari i një servisi makinash në Lezhë. D. M , 49 vjeç, banues në Lezhë u arrestua në kuadrin e operacionit antidrogë “Deltar” të zhvilluar me datë 20.09.2017 ku u sekuestruan 25 kg 230 gr mariuanë, u sekuestruan 7 automjete dhe u arrestuan 3 shtetas, drejtuesi i rrjetit të trafikut të drogës Ilir Markvukaj nga Lezha dhe transportuesit, Besim Gashi dhe Sami Vatija, të dy nga Kosova . Pas dy javesh kerkim policia njoftoi se  D. M është pronari i servisit ku përgatitej dhe paketohej lënda narkotike, si dhe gjatë kontrollit në atë servis u gjet një sasi lënde narkotike Mariuanë. Vepra penale në ngarkim të tij “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim’ parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal. Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY