EMRI/ Zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës Kushtetuese

EMRI/ Zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës Kushtetuese

254
0
Shares

Është zgjedhur kryetari i ri i Gjykatës Kushtetuese. Me votë unanime anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë zgjedhur si kryetar Bashkim Dedjen. Ky i fundit ishte në këtë detyrë edhe në mandatin që i përfundoi. Bashkim Dedja u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1993. Nga viti 1993-1996 ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe më pas deri në vitin 1998 si gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë. Prej vitit 1998-2010 ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit Durrës. Ai është pedagog i jashtëm pranë Fakultetit të Drejtësisë së Universitetit të Tiranës në të drejtën penale dhe në Shkollën e Magjistraturës në lëndën “Shkrimi dhe arsyetimi ligjor”, si dhe është ekspert i trajnimit vazhdues. Bashkim Dedja ka bashkëpunuar në disa grupe pune për hartimin e Kodit të Punës si dhe përmirësimin kodeve të Procedurës civile dhe penale. Prej dhjetorit 2007 e në vazhdim është anëtar i Komisionit të Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë. Nga muaji maj i vitit 2010 u emërua anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe që nga muaji shtator i vitit 2012 është Kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Siç duket pas rizgjedhjes në këtë detyrë, Dedja do të vazhdojë ta mbajë këtë post edhe për 5 vitet e ardhshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY