Angjelina heq dorë nga deputeti shqiptar: Fundit i them fund

Angjelina heq dorë nga deputeti shqiptar: Fundit i them fund

707
0
Shares

Historia e deputetit Haxhi Shala dhe Angelinës pushtoi mediat muajin e kaluar ku gjithçka nisi kur Angelina postoi fotot e saj me deputetin të cilin e  pretendonte se e kishte të dashur. Deputeti e mohoi këtë supozim të Angelinës dhe e gjitha familja u vu në mbrojtje të tij. Megjithatë këngëtarja me banim në Gjermani nuk u ndal dhe me postimet e saj dhe deklaronte se nuk do të hiqte dorë nga deputeti, përpos faktit se sikundër ajo kishte deklaruar kishte marr edhe një mori kërcënimesh nga persona të panjohur në adresë të saj. Por sot papritur Angelina ka marrë vendimin e papritur.

Ajo ka publikuar një foto në Instagram ku shkruan: “Ndoshta dhemb shumë, por fundit i them fund”, duke lënë të kuptohet se ka hequr dorë nga Haxhi Shala.

Nga ana tjetër deputeti në fundjavë është fotografuar me bashkëshorten në bjeshkët e Valbonës ku dukeshin harmonikë  krah njëri-tjetrit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY