Gjyqi ndaj Shullazit, zbardhet dëshmia e biznesmenit Kërçuku

Gjyqi ndaj Shullazit, zbardhet dëshmia e biznesmenit Kërçuku

265
0
Shares

Biznesmeni Adriatik Kërçuku ka dëshmuar sot në gjyqin ndaj Emiljano Shullazit. Në Gjykatën e Krimeve të Rënda, biznesmeni nga Lushnja, të cilit i është vënë tritol në banesë disa vite më parë, ka deklaruar se tre ditë përpara se t’i vendosej lënda shpërthyese, i kanë shkuar tre persona të cilët i kanë komunikuar se Shullazi i kërkon takim.

“Nuk e njoh Shullazin. S’e kam takuar ndonjëherë. Dy ditë para tritolit më erdhën dy persona në emër të tij dhe më thanë kërkon të të takojë”,- është shprehur Kërçuku në gjyq.

Në gjyqin e Emiljano Shullazit sot kanë dhënë dëshmi katër dëshmitarë, mes të cilëve edhe biznesmeni Kërçuku, pritet të dëshmojnë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ish-rektorët e UT, Dhori Kule e Shezai Rrokaj si dhe ish-kandidatja për Rektore, Klodeta Dibra.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY