Hapet llotaria amerikane, si të aplikoni dhe gabimet që s’duhet të bëni

Hapet llotaria amerikane, si të aplikoni dhe gabimet që s’duhet të bëni

343
0
Shares

Pa diskutim të gjithë ju që jeni të interesuar dhe shpresoni të “prekni ëndrrën amerikane” e dini se dita e sotme, 3 tetori, ora 18:00, shënon fillimin e aplikimeve për Lotarinë Amerikane. Ndonëse aplikimet mbyllen më 7 nëntor, sikur është njoftuar edhe më parë nga Ambasade Amerikane, duhet të aplikoni sa më shpejt të jetë e mundur. Si çdo vit, edhe këtë herë përzgjedhja do të jetë në dorë të shortit kompjuterik, por mos harroni se varet edhe nga dora juaj, pasi një prej kushteve bazë është saktësia e atyre që ju shkruani në formular. Duke ju uruar fat, ju këshillojmë të lexoni me shumë kujdes gabimet që nuk duhet të bëni gjatë aplikimit për të rritur më shumë shanset e përzgjedhjes suaj, ndërsa për të aplikuar duhet të klikoni në:https://www.dvlottery.state.gov/ 

Gabimet që s’duhet të bëni:

-Mos aplikoni më shumë se njëherë.

-Mos prisni ditën e fundit për të aplikuar (mund të bllokohet serveri dhe aplikimi juaj nuk aprovohet nga sistemi).

-Edukim ose punë e kualifikueshme: Ju duhet të keni një arsim të shkollës së mesme apo ekuivalentin e tij, përkufizuar si përfundim me sukses i 12 viteve edukim të plotë zyrtar 9-vjeçar dhe i mesëm; (pra të vërtetoni me bindje që keni mbaruar 12 vjet shkollë të plotë); ose të keni 2 vjet eksperiencë pune brenda 5-viteve të kaluara në një punësim që kërkon të paktën 2 vjet trajnim ose eksperiencë për ta ushtruar.

-Për të përcaktuar nëse pёrvoja e punës kualifikohet për lotarinë, do të përdoret Baza e të Dhënave të Departamentin amerikan të Punës O*Net OnLine. Në qoftë se ju nuk mund të plotësoni të dyja kërkesat e mësipërme, ju nuk duhet të aplikoni në Programin e Lotarisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY